Foto ilustruese: Gjykatë siriane dënon me vdekje në mungesë Bashar dhe Maher al-Assad

Profesori amerikan kritikon teorinë e Prokurorisë në Hagë

Një profesor amerikan ka kritikuar teorinë juridike që Prokuroria Speciale po përdor për të lidhur Hashim Thaçin dhe tre bashkakuzuarit me krimet e pretenduara në Hagë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Waters tha se “ndërmarrja e përbashkët kriminale” mundëson lidhjen e të akuzuarve me krime që nuk pretendohet se i kanë kryer vetë.

Sipas tij, kjo teori mund të shkojë shumë përtej katër personave që ndodhen në bankën e të akuzuarve. Pikërisht për këtë arsye, Waters tha se teoria kritikohet.

Profesori amerikan theksoi se pjesa më e vështirë është të dëshmohet lidhja mes krimeve dhe personave që po gjykohen.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të shpallin aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.