Foto: Shaqiri shpërthen ndaj Luzernit me dy gola dhe një asistim

Shaqiri shpërthen ndaj Luzernit me dy gola dhe një asistim

Xherdan Shaqiri ishte vendimtar në fitoren e madhe të Baselit, 4-2 ndaj Luzernit, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asistim. Futbollisti nga Gjilani dhuroi një paraqitje të jashtëzakonshme në këtë përballje.

Shaqiri asistoi fillimisht për Otelen, i cili e përmbysi epërsinë e Luzernit dhe e kaloi Baselin në avantazh 2-1. Në pjesën e dytë, ai e vendosi firmën e tij në rezultat me dy gola të shënuar në minutat 56 dhe 66.

Paraqitja e tij u vlerësua me notën 9.9 nga SofaScore, më e larta në ndeshje. Me këtë fitore, Baseli shkoi në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Luzerni mbeti në pozitën e shtatë me nëntë pikë.