Shaqiri shkëlqen me dy gola e asistim, Baseli mposht Luzernin
Xherdan Shaqiri dhuroi një paraqitje të madhe me fanellën e Baselit, duke qenë protagonist në fitoren 2:4 ndaj Luzernit. Kapiteni shqiptar i skuadrës u shfaq vendimtar gjatë gjithë përballjes.
Shaqiri realizoi dy gola dhe asistoi një tjetër, duke marrë pjesë drejtpërdrejt në tri nga katër golat e Baselit. Me këtë paraqitje, ai ishte një nga figurat kryesore të triumfit të skuadrës.
Fitorja erdhi në javën e tetë të Superligës së Zvicrës. Pas këtij rezultati, Baseli ka 13 pikë dhe renditet në pozitën e katërt në tabelë.