Elvis Rexhbeçaj dëmtohet dhe vihet në dyshim për ndeshjet e Kosovës
Elvis Rexhbeçaj është në dyshim për ndeshjet e ardhshme të Kosovës në Nations League, pasi mesfushori prizrenas ka pësuar lëndim në këmbë gjatë së premtes. Shkalla e dëmtimit ende nuk dihet.
Lëndimi i Rexhbeçajt mund ta lërë Kombëtaren e Kosovës pa një mesfushor në përballjet e ardhshme të garës. Aktualisht nuk ka të dhëna të qarta nëse ai do të jetë i gatshëm për këto ndeshje.
Testet e mëtejshme mjekësore pritet të përcaktojnë sa serioz është dëmtimi dhe nëse Rexhbeçaj do të mund të rikthehet në kohë për t’iu bashkuar Kosovës në Nations League.