Paralajmërimi për 16 shtatorin, OVL-UÇK u bën thirrje veteranëve për qetësi
Më 16 shtator, në Dhomat e Specializuara në Hagë do të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në prag të kësaj date, OVL-UÇK u ka bërë thirrje veteranëve për qetësi dhe përmbajtje.
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka thënë se nuk pret përkeqësim të situatës më 16 shtator. Sipas tij, organizata nuk ka informacione për ndonjë përkeqësim të mundshëm të gjendjes.
Paralajmërimi amerikan për sigurinë është bërë në prag të shpalljes së aktgjykimit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar se më 16 shtator priten demonstrata të mëdha dhe ka këshilluar personelin e Qeverisë amerikane të shmangë udhëtimet e panevojshme pranë tyre.