Foto ilustruese: Fabrizio Romano paralajmëron ndryshim në merkato: "Ndoshta nuk do të vazhdoj për shumë gjatë. Është koha për të ndryshuar qasjen"

Taulant Seferi shënon shtatë gola në shtatë ndeshje

Taulant Seferi po kalon një formë të jashtëzakonshme në ligën e dytë të Turqisë, ku ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshje.

Seferi e vazhdoi serinë e tij të golave në përballjen mes Kayserisporit dhe Istanbulsporit, duke realizuar dy herë në fitoren e thellë 4-0.

Me këtë bilanc, sulmuesi po paraqitet në formën më të mirë të karrierës së tij, ndërsa shtatë golat në shtatë ndeshje e bëjnë një nga emrat më të spikatur të këtij sezoni në ligën e dytë turke.