Foto: Haradinaj ngre alarmin para vendimit final për ish-krerët e UÇK-së

Haradinaj ngre alarmin para vendimit final për ish-krerët e UÇK-së

Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka deklaruar se Serbia po përgatit trazira, në kohën kur po afrohet vendimi final për ish-krerët e UÇK-së.

Haradinaj tha se paralajmërimet e ambasadave ndërkombëtare për demonstrata të mundshme mund të jenë indikatorë për reagimet e serbëve. Sipas tij, zhvillimet pas vendimit mund të marrin një drejtim më të rrezikshëm.

“Nuk duhet patjetër që elementi të jemi ne. Ata kanë me pas reagime”, u shpreh Haradinaj, duke shtuar se Serbia mund të inskenojë skenarë të ngjashëm me trazirat e marsit të viteve 2004 dhe 2005. Ai pyeti nëse serbët do të qëndrojnë duarkryq pas vendimit final.