Hoffenheimi vlerëson Fisnik Asllanin pas verës së vështirë
Drejtori sportiv i Hoffenheimit, Andreas Schicker, ka dhënë një vlerësim pozitiv për Fisnik Asllanin, duke thënë se sulmuesi tashmë ka treguar në stërvitje se mund ta ndihmojë skuadrën.
Schicker ka folur për paraqitjet e Asllanit gjatë kësaj jave, ndërsa ka theksuar se futbollisti mund të jetë i dobishëm për Hoffenheimin. Vlerësimi vjen pas një periudhe të vështirë për Asllanin.
Futbollisti ishte shumë pranë transferimit te RB Leipzig, por marrëveshja dështoi në momentet e fundit. Pas kësaj vere, vëmendja është rikthyer te roli i tij në Hoffenheim dhe te kontributi që mund t’i japë skuadrës.