Foto: Walker para verdiktit të Hagës: Procesi ndaj UÇK-së ishte politik

Walker para verdiktit të Hagës: Procesi ndaj UÇK-së ishte politik

William Walker po e pret me shumë ankth verdiktin e Hagës për ish-krerët e UÇK-së, i cili pritet të shpallet më 16 shtator, pas një procesi tepër të gjatë gjyqësor.

Diplomati amerikan në pension ka thënë se nuk mund ta imagjinojë se si po ndihen Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, pas një kohe kaq të gjatë në paraburgim.

Walker e ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, Prokuroria e Hagës e ka ndërtuar rastin. Ai tha se aktakuza është mbështetur në premisa të rreme, duke e paraqitur UÇK-në si një ushtri të mirëorganizuar.

Sipas Walkerit, UÇK-ja ishte një organizatë me shumë komandantë të ndryshëm rajonalë. Ai e ka përshkruar procesin në thelb si politik dhe ka shprehur shqetësim të madh për vendimin që pritet të merret.