Sulmohet naftëmbajtësja në Ngushticën e Hormuzit, dy marinarë të zhdukur
Dy marinarë janë të zhdukur dhe 23 të tjerë janë shpëtuar pas sulmit ndaj një naftëmbajtëseje në Ngushticën e Hormuzit, ka bërë të ditur Omani.
Qendra e Sigurisë Detare e Omanit njoftoi se anija “El Gaia”, e cila lundron nën flamurin e Panamasë, po tërhiqej drejt një porti omanian të martën. Në dhomën e motorëve të saj kishte shpërthyer një zjarr.
Ngushtica e Hormuzit është rruga detare ku ndodhi sulmi, ndërsa autoritetet omaniane njoftuan për shpëtimin e 23 marinarëve dhe zhdukjen e dy të tjerëve. Detaje të tjera për incidentin nuk janë bërë të ditura në njoftimin e autoriteteve.