Foto: Kush është gjyqtari amerikan që lexoi aktgjykimin me 81 vjet burgim në Hagë?

Kush është gjyqtari amerikan që lexoi aktgjykimin me 81 vjet burgim në Hagë?

Emri i Charles L. Smith III është rikthyer në vëmendje pas aktgjykimit me gjithsej 81 vjet burgim ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë.

Smith III ishte gjyqtari amerikan që kryesoi trupin gjykues në këtë çështje dhe lexoi aktgjykimin e shqiptuar nga Dhomat e Specializuara.

Shtetasi amerikan u emërua gjyqtar në Dhomat e Specializuara më 7 shkurt 2017. Përveç drejtimit të trupit gjykues në rastin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, ai mban edhe pozitën e nënkryetarit të kësaj gjykate që nga 29 prilli 2020.

Karriera e Smithit në Kosovë kishte nisur para krijimit të Dhomave të Specializuara. Nga viti 2010 deri më 2013, ai shërbeu si gjyqtar i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX.

Gjatë kësaj periudhe, Smith ishte anëtar i Gjykatës Supreme të Kosovës nga viti 2011 deri më 2013. Në kuadër të EULEX-it, ai u zgjodh fillimisht nënkryetar e më pas kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve.