Tensione para Qeverisë pas aktgjykimit ndaj katër ish-eprorëve të UÇK-së
Dhjetëra qytetarë protestuan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, pas aktgjykimit fajësues ndaj katër ish-eprorëve të UÇK-së. Protesta u zhvillua me tensione, ndërsa disa të pranishëm hodhën gurë në drejtim të ndërtesës.
Si pasojë e hedhjes së gurëve, u thyen disa xhama të ndërtesës së Qeverisë. Protesta po zhvillohet në qendër të Prishtinës, ku ende ndodhen grupe qytetarësh.
Në mesin e të pranishmëve janë edhe anëtarë të OVL-UÇK-së dhe deputetë të PDK-së, të cilët po bisedojnë me qytetarët e mbledhur.