Foto: Grenell kundër Gjykatës së Hagës: Kosova duhet të vendosë vetë

Grenell kundër Gjykatës së Hagës: Kosova duhet të vendosë vetë

Richard Grenell ka kritikuar ashpër Gjykatën e Hagës pas vendimit për dënimin me gjithsej 81 vjet burgim të katër ish-liderëve të UÇK-së, duke thënë se Kosova duhet të vendosë vetë për çështjet e saj.

Grenell, ambasador dhe ish-i dërguar special i presidentit Trump, e cilësoi vendimin si të motivuar politikisht. Ai tha se Kosova nuk ka nevojë që një gjykatë në Holandë të marrë vendime për shtetin dhe popullin e saj.

“Kosova dhe gjykatat e Kosovës duhet të vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe për çështjet që janë të rëndësishme”, deklaroi Grenell në një intervistë televizive.

Ai shtoi se Kosova duhet të veprojë në interesin e saj dhe në emër të vendit, duke e lidhur këtë qëndrim me debatin e hapur pas aktgjykimit ndaj ish-liderëve të UÇK-së.