Serbia hap fabrikë për montimin e dronëve izraelitë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar hapjen e një fabrike për montimin e dronëve të avancuar të prodhimit izraelit, në një zhvillim që zgjeron kapacitetet e vendit për pajisje ushtarake.
Sipas njoftimit të Vuçiqit, dronët e montuar në këtë fabrikë do të furnizojnë ushtrinë serbe, si dhe forcat e armatosura të vendeve të tjera. Projekti parashikon punësimin e rreth 100 personave në objekt.
Serbia dhe partnerët e saj izraelitë planifikojnë gjithashtu hapjen e të paktën tri fabrikave të tjera në pjesë të ndryshme të vendit. Kjo e vendos fabrikën e sapohapur në qendër të një plani më të gjerë për montimin e dronëve ushtarakë.