Foto: Protestuesit nisen drejt EULEX-it, policia bllokon rrugën në Prishtinë

Protestuesit nisen drejt EULEX-it, policia bllokon rrugën në Prishtinë

Protestuesit nga sheshi i Prishtinës janë nisur drejt zyrave të EULEX-it, ndërsa Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën në drejtim të këtij objekti. Zhvillimi po ndodh gjatë protestës së mbajtur në Prishtinë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bllokimi është vendosur pranë kazermës “Adem Jashari”, në drejtim të Fushë Kosovës, në afërsi të objektit të EULEX-it. Policia është pozicionuar në disa pika përgjatë rrugës, ndërsa protestuesit kanë vazhduar marshimin drejt zyrave të misionit.

Protesta po zhvillohet me moton “Jo në emrin tim”. Selia e EULEX-it ishte cak i protestuesve edhe një ditë më parë, kur qytetarë të shumtë marshuan drejt objektit.