Mijëra qytetarë shpërndahen, përfundon protesta para Qeverisë në Prishtinë
Protesta kundër verdiktit të Gjykatës Speciale ka përfunduar para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë, ndërsa mijëra qytetarë kanë nisur të shpërndahen nga sheshi “Skënderbeu”.
Tubimi u mbajt të enjten në qendër të kryeqytetit, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Protesta u zhvillua një ditë pasi Gjykata Speciale i dënoi në shkallë të parë me burgim ish-krerët e UÇK-së, të cilët u shpallën fajtorë për akuza për krime lufte. Dënimet e tyre arrijnë gjithsej në 81 vjet burgim.