Altin Krasniqi ngre pikëpyetje për procesin në Hagë
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar sërish pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në reagimin e tij, ai ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si është zhvilluar dhe vlerësuar procesi gjyqësor.
Krasniqi ka vënë në dyshim kohëzgjatjen e procesit, duke thënë se gjykata nuk u ka besuar disa dëshmitarëve ose ka vlerësuar se ata janë intimiduar.
Sipas deklarimit të tij, çështja e Speciales lidhet me përfaqësuesit politikë që ishin në Rambuje. Pretendimi është bërë në kuadër të reagimit të tij pas aktgjykimit të shpallur në Hagë.