Foto: Pas vendimit të Speciales, vëllai viziton Hashim Thaçin në paraburgim

Pas vendimit të Speciales, vëllai viziton Hashim Thaçin në paraburgim

Pas vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, Idriz Thaçi e ka vizituar vëllanë e tij, ish-presidentin Hashim Thaçi, në njësinë e paraburgimit.

Pas takimit, Idriz Thaçi ka treguar se vendimi nuk ka ndikuar në qëndrimin dhe stoicizmin e ish-presidentit. Sipas tij, Hashim Thaçi vazhdon ta ruajë besimin, pavarësisht vendimit të sotëm.

Vizita e vëllait të Hashim Thaçit pas vendimit të Speciales vjen në një moment të rëndësishëm për procesin gjyqësor në Hagë. Idriz Thaçi tha se vendimi nuk ia ka humbur besimin ish-presidentit.