Foto: Ambasadori gjerman pas aktgjykimit në Hagë: Respekt për vendimin

Ambasadori gjerman pas aktgjykimit në Hagë: Respekt për vendimin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të bashkëakuzuarve.

Rudolph ka theksuar rëndësinë e respektimit të vendimit të gjykatës dhe të viktimave. Ai ka thënë se të gjithëve duhet t’u bëhet respekt për ta pranuar vendimin e dhënë nga gjykata.

Sipas qëndrimit të ambasadorit gjerman, aktgjykimi në Hagë nuk e ndryshon përgjegjësinë e ish-Jugosllavisë. Ai ka sqaruar gjithashtu se në këtë proces nuk ishte objekt gjykimi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, as synimi për një Kosovë të pavarur.