Foto: Endriti Thaçi niset drejt Kosovës pas vendimit të Hagës

Endriti Thaçi niset drejt Kosovës pas vendimit të Hagës

Endriti Thaçi është nisur drejt Kosovës pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj babait të tij, Hashim Thaçi, dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Pas verdiktit, kryetari i PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi, publikoi një fotografi me Endritin. Në fotografi, ai shihet duke buzëqeshur.

Krasniqi tha se Endriti qëndroi i fortë edhe pas vendimit të gjykatës. Ai bëri të ditur se, pas përfundimit të ditës në Hagë, po merrnin rrugën drejt shtëpive të tyre.