Foto: Protestat në Prishtinë pas aktgjykimit në Hagë, një person ndalohet 48 orë

Protestat në Prishtinë pas aktgjykimit në Hagë, një person ndalohet 48 orë

Policia e Kosovës ka shoqëruar dy persona gjatë protestave në Prishtinë pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale në Hagë. Njëri prej tyre është ndaluar për 48 orë, ndërsa personi tjetër është liruar.

Tubimet e qytetarëve në kryeqytet kanë nisur që nga mbrëmja e kaluar dhe lidhen me aktgjykimin dënues ndaj katërshes së UÇK-së. Sipas policisë, protestat kanë vazhduar edhe pas shpalljes së vendimit.

Policia ka thënë se, pas shpalljes së aktgjykimit, pjesëmarrësit në rajone të ndryshme kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në forma të ndryshme. Më pas, sipas policisë, ata kanë filluar të shpërndahen.