Protesta para EULEX-it në Prishtinë, togeri kërkon shpërndarjen
Një protestë po zhvillohet para objektit të EULEX-it në Prishtinë, pas vendimit të Gjykatës Speciale lidhur me rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë tubimit, një toger i Policisë së Kosovës u ka bërë thirrje protestuesve të qetësohen dhe të largohen drejt shtëpive.
Polici ka komunikuar me protestuesit dhe u ka kërkuar të mos e përshkallëzojnë situatën. Në apelin e tij, ai tha: “Duhet me na mbrojtë edhe ju neve, edhe na juve”.
Togeri u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndahen, duke përcjellë mesazhin: “Ta mbrojmë njëri-tjetrin”. Protesta po mbahet në Prishtinë në lidhje me vendimin e Gjykatës Speciale.