Policia jep detaje për protestën pranë bazës së EULEX-it
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për protestën e zhvilluar mbrëmë në Prishtinë, gjatë së cilës një pjesë e protestuesve kanë lëvizur drejt bazës së EULEX-it. Sipas njoftimit të Policisë, lëvizja ka ndodhur rreth orës 22:30.
Protestuesit janë drejtuar pranë bazës së EULEX-it, afër tregut të gjelbër në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Me të arritur te hyrja e objektit, ata kanë bllokuar rrugën dhe kanë nisur të hedhin gjësende të ndryshme, mjete të forta dhe mjete piroteknike, sipas Policisë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këto ishin angazhimet e saj gjatë protestave të së mërkurës në Prishtinë. Detajet janë publikuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.