Foto: Wesley Clark kundër dënimeve në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar

Wesley Clark kundër dënimeve në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar

Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Hagës për dënimin me gjithsej 81 vite burg të katër ish-krerëve të UÇK-së. Clark tha se ishte i shokuar dhe i zemëruar nga ky vendim.

Në një lidhje me emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Clark deklaroi se nuk kishte parë asnjë dëshmi që do ta justifikonte një vendim të tillë. Ai tha se e njeh Hashim Thaçin dhe ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së.

“Jam i shokuar dhe i zemëruar. Unë kam dëshmuar në gjyq, kam thënë se çfarë kam parë dhe e dija se çfarë po ndodhte në Kosovë”, u shpreh Clark. Sipas tij, ai nuk ka parë dëshmi që ta justifikojë këtë lloj vendimi.

Reagimi i gjeneralit erdhi pas vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, për të cilët gjykata caktoi një dënim të përbashkët prej 81 vitesh burgim.