Edita Tahiri reagon pas dënimit të Hashim Thaçit
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dënimit të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Reagimi i saj u bë përmes një fotografie me ish-presidentin Thaçi.
Tahiri ka vlerësuar se trimëria e Thaçit dhe e ish-krerëve të tjerë të UÇK-së solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ajo ka shprehur qëndrimin e saj edhe përmes një postimi në Facebook.
Në postim, Tahiri ka shkruar se idealet kombëtare, patriotizmi dhe trimëria nuk mund të arrestohen. Sipas saj, asnjë gjykatë nuk mund ta ndryshojë historinë e krijimit të shtetit të Kosovës, ndërsa ka thënë se padrejtësinë ndaj tyre do ta kundërshtojnë deri në pafajësi.