Foto: Flora Brovina përcillet të premten, familja njofton detajet e ceremonisë

Flora Brovina përcillet të premten, familja njofton detajet e ceremonisë

Flora Brovinës do t’i jepet lamtumira e fundit të premten, ndërsa familja ka bërë të ditura detajet e ceremonisë përkujtimore, homazheve dhe varrimit.

Ceremonia përkujtimore në nder të saj do të nisë në orën 10:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Më pas, nga ora 11:30 deri në 14:30, do të zhvillohen homazhe në Hollin e Kuvendit të Kosovës.

Varrimi i Flora Brovinës do të bëhet në orën 16:00, në Varrezat e Qytetit në Dragodan. Familja ka njoftuar gjithashtu se e pamja do të mbahet të shtunën dhe të dielën, më 19 dhe 20 shtator.