Foto: Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ilir Metës për lirim

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ilir Metës për lirim

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për lirim nga paraburgimi, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Me këtë vendim, ish-presidenti i Shqipërisë mbetet në paraburgim.

Meta kishte kundërshtuar vendimin e GJKKO-së për pezullimin e afateve të paraburgimit ndaj tij dhe kishte kërkuar shfuqizimin e tij në Apelin e Posaçëm.

Trupa gjykuese e Apelit ka vendosur ta lërë në fuqi vendimin e GJKKO-së për pezullimin e afateve të paraburgimit të Metës, i cili është edhe kreu i Partisë së Lirisë.