Foto: Katër vjet burgim për aksidentin me vdekje në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Katër vjet burgim për aksidentin me vdekje në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar me katër vjet burgim N.S., i cili u shpall fajtor për aksidentin me vdekje në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Aktgjykimi u shpall nga Departamenti për Krime të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore publike për marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë. Në seancë morën pjesë Prokurori i Shtetit, përfaqësuesi i palëve të dëmtuara, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij.

N.S. u shpall fajtor për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”. Aktgjykimi u shpall nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Leotrim Gashi.