Organizatat e dala nga lufta thërrasin protestë nesër në Prishtinë
Organizatat e dala nga lufta kanë njoftuar se nesër do të organizojnë protestë në Prishtinë, duke u bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen tubimit.
Protesta është planifikuar të mbahet në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu”. Organizatorët e kanë përsëritur ftesën për pjesëmarrje edhe gjatë një deklarate para mediave.
Tubimi zhvillohet në kuadër të zhvillimeve të fundit lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.