Kurti pret Hamzën pas aktgjykimit në Hagë: diskutojnë hapat e ardhshëm
Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
Gjatë takimit është diskutuar për aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, si dhe për hapat që mund të ndërmerren në vijim.
Kurti dhe Hamza kanë shkëmbyer qëndrimet dhe përshtypjet e tyre lidhur me vendimin. Sipas njoftimit, Kurti e ka vlerësuar aktgjykimin si të padrejtë dhe të rëndë.
Gjatë bisedës është theksuar se aktgjykimi duhet të ndryshohet në shkallën e apelit, ndërsa janë diskutuar edhe rrugët dhe mënyrat që mund të ndiqen për të adresuar pasojat e vendimit.