Foto ilustruese: Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, mbrojtja paralajmëron apel

Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, mbrojtja paralajmëron apel

Hashim Thaçi mohon çdo përfshirje në vrasjen e Bejadin Allaqit, ndërsa mbrojtja e tij ka paralajmëruar apelimin e aktgjykimit të Trupit Gjykues dhe ka kërkuar shqyrtim publik të rastit.

Avokati Luka Misetic ka thënë se në aktgjykim janë bërë gabime të rëndësishme ligjore, faktike dhe procedurale. Sipas tij, këto gabime e cenojnë drejtësinë e procesit gjyqësor.

Misetic ka deklaruar se mbrojtja gjatë gjithë procesit ka ngritur shqetësime për drejtësinë procedurale, veçanërisht për mënyrën e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të anëtarëve të Trupit Gjykues përmes pyetjeve ndaj dëshmitarëve dhe palëve.

Sipas avokatit, ndërhyrjet e gjykatës kanë krijuar përshtypjen e mungesës së paanshmërisë. Për këtë arsye, mbrojtja kërkon që çështja të shqyrtohet publikisht, krahas apelimit të aktgjykimit.