Foto: Thaçi kërkon qetësi pas aktgjykimit dhe falënderon qytetarët

Thaçi kërkon qetësi pas aktgjykimit dhe falënderon qytetarët

Hashim Thaçi ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme pas shpalljes së aktgjykimit dhe u ka bërë thirrje që përgjigjja ndaj vendimit të jetë paqësore.

Mesazhi është përcjellë nga avokati kroat Luka Misetic, i cili ka folur në emër të ish-presidentit. Në një postim në rrjetin X, Misetic shkroi se Thaçi shpreh mirënjohje për mbështetjen e madhe që ai, së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, kanë marrë nga populli i Kosovës dhe nga faktori ndërkombëtar.

Sipas mesazhit, Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë në përgjigje të asaj që ai e ka cilësuar si padrejtësi të ndodhur pas aktgjykimit.