Nafta shkon në 1.94 euro, MINTI: Nuk ka abuzim me çmime
Çmimi i naftës ka arritur në 1.94 euro për litër, ndërsa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditur se deri tani nuk është evidentuar abuzim me çmimet e shitjes së derivateve.
Sipas MINTI-t, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) po vazhdon monitorimin e çmimeve të derivateve në territorin e Kosovës. Kontrollet po mbështeten në çmimet e importit të deklaruara nga Dogana e Kosovës.
Ministria ka thënë se, bazuar në këto të dhëna, deri më tani nuk është konstatuar ndonjë abuzim me çmimet e shitjes së derivateve. Monitorimi i tregut po vazhdon.