Djemtë e Thaçit dhe Veselit i bashkohen protestës në Prishtinë
Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli, djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, i janë bashkuar protestës që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ata janë parë mes qytetarëve të mbledhur për të kundërshtuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Prania e tyre në tubim e vendos protestën në qendër të vëmendjes, teksa qytetarët po shprehin kundërshtimin ndaj vendimit të gjykatës në Hagë.