Foto: Klestor Veseli nga protesta në Prishtinë: Dëgjojeni zërin e popullit

Klestor Veseli nga protesta në Prishtinë: Dëgjojeni zërin e popullit

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po merr pjesë sonte në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Protesta është organizuar pas dënimit të babait të tij dhe të tre ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një prononcim të shkurtër për media, Veseli tha se ndodhet aty për të dëgjuar zërin e qytetarëve. “Sot e dëgjojmë popullin se çka thotë”, u shpreh ai.

Veseli u bëri thirrje gazetarëve që t’i drejtojnë mikrofonat nga qytetarët dhe të dëgjojnë mesazhet e tyre. Ai tha gjithashtu se nuk kishte asgjë për të shtuar nga ajo që kishte deklaruar Endriti, djali i Hashim Thaçit.