Vazhdon seanca ndaj gjashtë të akuzuarve për vrasjen e rreshterit Lika
Në Gjykatën Themelore në Ferizaj vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj gjashtë të pandehurve të akuzuar për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika.
Seanca pritet të nisë në orën 09:00, ndërsa rasti lidhet me vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik. Të pandehurit po përballen me akuzat e ngritura në këtë çështje penale.
Sipas aktakuzës, gjashtë të pandehurit dyshohet se, në bashkëkryerje, e privuan nga jeta zyrtarin policor më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, duke përdorur armë zjarri. Në rast përmendet edhe përfshirja e një të mituri.