Musa: Apeli mund t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së
Beteja ligjore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zhvendoset në Gjykatën e Apelit, pasi vendimi i pritur nuk erdhi. Avokati Skender Musa thotë se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara është në kundërshtim me ligjin penal të aplikueshëm.
Sipas Musës, mbrojtja duhet ta kundërshtojë aktgjykimin në të gjitha bazat ligjore. Ai vlerëson se Gjykata e Apelit ka mundësi ta ndryshojë vendimin e shkallës së parë.
Avokati thotë se një nga mundësitë në këtë proces është edhe shpallja e pafajësisë për ish-krerët e UÇK-së. Çështja tash pritet të trajtohet në fazën e apelit.