Personi gjendet pa shenja jete në Bregun e Diellit
Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, në një rast që tashmë po hetohet nga autoritetet.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rreth orës 08:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Enver Maloku”.
Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.
Autoritetet po vazhdojnë veprimet hetimore dhe ekzaminimet në vendin e ngjarjes, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit.