Ekstradohet nga Franca në Kosovë personi i dënuar për armëmbajtje
Një person i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar me katër vjet burgim për armëmbajtje pa leje, është ekstraduar nga Franca në Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 17 shtator nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet e tjera relevante dhe institucionet e drejtësisë.
Personi ishte kërkuar ndërkombëtarisht për një vepër penale që lidhet me armëmbajtjen pa leje. Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e tij në njoftimin për rastin.