Foto: Aksioni antidrogë në Prizren: arrestohet një person, sekuestrohen substanca dhe para

Aksioni antidrogë në Prizren: arrestohet një person, sekuestrohen substanca dhe para

Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Prizren, pasi gjatë një kontrolli policor janë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike, një sasi e madhe barnash, para dhe një telefon mobil.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur 26.43 gramë kokainë, 182.44 gramë marihuanë dhe 2.44 gramë të një substance tjetër të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Policia ka sekuestruar gjithashtu 221 pako me nga 30 tableta diazepam, 165 pako me nga 30 tableta bensedin, si dhe 19 mijë e 625 euro para të gatshme. Në kuadër të kontrollit është marrë edhe një telefon mobil. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.