Petritsch: Thaçi ishte fytyra ndërkombëtare e UÇK-së
Diplomati austriak Wolfgang Petritsch e ka cilësuar Hashim Thaçin si “fytyrën ndërkombëtare të UÇK-së”, duke folur për rolin e tij gjatë luftës në Kosovë dhe për përvojën nga negociatat e viteve 1998-1999.
Petritsch, ish-i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën gjatë luftës, i bëri komentet në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Gjatë intervistës, diplomati austriak u ndal te çështja e zinxhirit komandues të UÇK-së, marrëdhëniet e Thaçit me komandantët lokalë dhe negociatat për përfundimin e luftës. Petritsch ishte ndër diplomatët perëndimorë që e njihnin nga afër Thaçin gjatë asaj periudhe.