Foto: Protestuesit me katër kërkesa: shkarkimi i Gërvallës dhe zhbërja e Speciales

Protestuesit me katër kërkesa: shkarkimi i Gërvallës dhe zhbërja e Speciales

Protestuesit kanë paraqitur katër kërkesa për Qeverinë dhe Presidencën, duke kërkuar ndër të tjera shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, si dhe ndryshimin ose shfuqizimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Kërkesat u lexuan në protestën e organizuar nga OVL e UÇK-së. Protestuesit thanë se për to kanë përgjegjësi si qeveritarët, ashtu edhe Presidenca.

Ndër kërkesat e tjera janë mbështetja e pakufizuar dhe fondet e mjaftueshme për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së dhe të kombit, si dhe angazhimi i ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë. Për shkarkimin e Gërvallës, protestuesit deklaruan: “Çka është një ministre pa popullin? Popullin nuk e keni mbrapa. Duhet të largoheni.”