Dështon seanca ndaj Faruk Mujkës në Gjykatën Themelore në Prishtinë
Seanca e paraparë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Faruk Mujkës, nën dyshimin për korrupsion, ka dështuar për shkak të mungesës së kushteve ligjore për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor.
Rasti ishte planifikuar të shqyrtohej nga Departamenti Special, me gjyqtaren Violeta Namani Hajra. Në gjykatë u bë e ditur se Mujka nuk ishte i pranishëm, pasi ndodhet në Francë në kuadër të një vizite të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”.
Për pasojë, shqyrtimi gjyqësor ndaj tij nuk ka vazhduar në seancën e paraparë. Mujka është kryeshef i “Ibër-Lepencit”, ndërsa procedura lidhet me dyshimin për korrupsion.