Foto: Petritsch rrëfen kërkesën e Beogradit për lirimin e ushtarëve serbë

Petritsch rrëfen kërkesën e Beogradit për lirimin e ushtarëve serbë

Wolfgang Petritsch, ish-i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian gjatë luftës së Kosovës, ka rrëfyer detaje nga negociatat për lirimin e të burgosurve mes UÇK-së dhe palës serbe gjatë dimrit të viteve 1998/1999.

Duke folur për rolin e Hashim Thaçit në këtë proces, Petritsch tha se UÇK-ja kishte zënë robër disa dhjetëra ushtarë serbë. Sipas rrëfimit të tij, pala serbe kërkonte lirimin e tyre përmes një marrëveshjeje që nuk duhej të dukej si shkëmbim i drejtpërdrejtë.

Petritsch tha se Beogradi kërkonte që lirimi i të burgosurve të paraqitej në një mënyrë tjetër, pavarësisht se negociatat lidhen me lirimin e personave të mbajtur nga të dyja palët.