Foto: Kushtetuesja vendos për paraburgimin nëntëvjeçar të Durim Lushajt

Kushtetuesja vendos për paraburgimin nëntëvjeçar të Durim Lushajt

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se mbajtja e Durim Lushajt në paraburgim për rreth nëntë vjet nuk përbën shkelje të të drejtave të tij kushtetuese.

Lushaj ndodhet në paraburgim që nga 26 gushti 2016. Ai dyshohet për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendimin e saj, Kushtetuesja ka vlerësuar ankesën lidhur me qëndrimin e gjatë në paraburgim dhe ka konstatuar se në këtë rast nuk është cenuar mbrojtja kushtetuese e të drejtave të tij.