Foto: Fury dhe Joshua drejt superduelit, zbulohet data e përballjes

Fury dhe Joshua drejt superduelit, zbulohet data e përballjes

Tyson Fury dhe Anthony Joshua janë një hap larg përballjes së shumëpritur, pasi dy ish-kampionët e botës kanë arritur marrëveshje për duelin e madh.

Përballja pritet të zhvillohet më 11 dhjetor në Kardif, në stadiumin “Principality”. Ky duel shihet si një nga përballjet më të mëdha të boksit britanik.

Fury dhe Joshua kanë qenë prej kohësh në qendër të diskutimeve për një përballje mes tyre. Tashmë, marrëveshja e arritur e ka afruar realizimin e duelit, ndërsa data e raportuar është 11 dhjetori.