Foto ilustruese: Gjykatë siriane dënon me vdekje në mungesë Bashar dhe Maher al-Assad

Trump lë të hapur veprime të tjera ushtarake, Irani kërkon marrëveshje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani po kërkon të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, ndërsa ai po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve të tjera ushtarake kundër Teheranit.

Në një intervistë telefonike për NewsNation, Trump u pyet për deklaratat e tij të fundit se po shqyrtonte mundësinë për ta “asgjësuar” Iranin. “Do të shohim çfarë do të ndodhë”, është shprehur ai.

I pyetur se çfarë pret nga Irani përpara se të marrë një vendim, Trump tha se Teherani është i interesuar për një marrëveshje me SHBA-në. “Tani për tani, ata duan të bëjnë një marrëveshje”, ka thënë presidenti amerikan.

Trump shtoi se beson se Irani po “humbet në çdo mënyrë”, si financiarisht, ashtu edhe ushtarakisht. Ai theksoi se do ta merrte në konsideratë vetëm një marrëveshje “të saktë”, duke lënë të hapur edhe mundësinë e hapave të tjerë ushtarakë.