Foto: 25 vjet burg për Jakup Krasniqin, djali: Babai mund të mos jetë gjallë

25 vjet burg për Jakup Krasniqin, djali: Babai mund të mos jetë gjallë

Altin Krasniqi tha se babai i tij, Jakup Krasniqi, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar të dhënë nga Gjykata Speciale në Hagë. Jakup Krasniqi është 76 vjeç.

Djali i tij e përshkroi dënimin si shumë të rëndë, duke thënë se babai ka vullnet të fortë. Ai u shpreh se familja ndihet krenare për të dhe për ish-krerët e UÇK-së.

Altin Krasniqi e cilësoi mbështetjen e qytetarëve në protestë si një motiv të madh. Sipas tij, populli i ka shpallur të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së.