Nisin lëvizjet për zhbërjen e Gjykatës Speciale në Kuvend
Lëvizjet për zhbërjen e Gjykatës Speciale kanë kaluar në Kuvend, ku raportohet se po përgatitet një nismë për mbajtjen e një seance parlamentare lidhur me këtë çështje.
Të mërkurën u raportua se këto zhvillime nisën pas dënimit me 81 vjet burgim të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Sipas raportimit, deputetë të partive opozitare kanë ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim.
Raportohet gjithashtu se ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për thirrjen e seancës, e cila do ta ketë vetëm një pikë në rendin e ditës: zhbërjen e Gjykatës Speciale.