Konflikt mes vëllezërve në Malishevë, i dyshuari në kërkim
Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 17 shtatorit në fshatin Drenoc të Malishevës, pas një konflikti mes dy vëllezërve.
Ankuesi, Q.M., 33-vjeçar, ka deklaruar se pas një debati me vëllain e tij, N.M., 43-vjeçar, ky i fundit dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij dhe e ka kanosur.
Njësitet policore kanë kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por nuk e kanë gjetur. Ai aktualisht është në kërkim. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa rasti mbetet nën hetime.